Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka reaguar pasi Serbia dhe Irani, sipas tij, po thellojnë bashkëpunimin politik dhe ushtarak.
Reagimi i Hoxhajt vjen pasi Serbia ka pranuar një bashkëpunim ushtarak nga Irani ditëve të fundit dhe Serbia në anën tjetër ka refuzuar të vendos sanksione ndaj Iranit, përkundër shteteve të tjera evropiane.
“Serbia dhe Irani po thellojnë bashkëpunimin politik dhe ushtarak! Ky është një hap i rrezikshëm për sigurinë në Ballkan. Irani ka qenë përgjegjës për disa akte të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti i tyre në rajon në dekadën e fundit. Lëvizje e shkëlqyer nga kandidati kryesor i BE-së për zgjerim. Bashkimi në Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe e Sigurisë, askund!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.