Ministrja Hajdari rrëfen detaje për aksidentin: Fëmija u përplas në veturën time

Ministrja Hajdari rrëfen detaje për aksidentin: Fëmija u përplas në veturën time

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka rrëfyer detaje për aksidentin e komunikacionit me një fëmijë.

Ajo u shpreh e bindur se nuk e ka kaluar shpejtësinë e lejuar në atë zonë. Derisa, thekson se fëmija është përplasur në veturen e saj.

“Atë ditë isha duke u kthyer në banesën time dhe derisa isha duke u parkuar, është një kamer pranë lokacionit ‘Meridian’, e cila ka ingjizuar të gjithë situatën se çka ka ndodhur. Kur u mundova të sqarohem se çka ka ndodhur u akuzova që unë po fshehi aksidentin, unë nuk e kam ditur që duhet ta informoj opozitën, por unë e kam ditur që duhet ta informoj policinë që ka ndodhur një aksident. Jam shumë e sigurt që nuk e kam tejkaluar shpejtësinë. Fëmiju nuk ka qenë përball dhe vrapimi ka qenë drejt në derën time. Tash ajo le të vërtetohet nga Policia”, deklaron ajo.

Related Articles