Pupovci: Arsyeja e interesimit më të ulët për të studiuar në Universitetin e Prishtinës, është sepse gjeneratat e reja janë më të pakta në numër

Pupovci: Arsyeja e interesimit më të ulët për të studiuar në Universitetin e Prishtinës, është sepse gjeneratat e reja janë më të pakta në numër

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se arsyeja e interesimit më të ulët për të studiuar në Universitetin e Prishtinës, është sepse gjeneratat e reja janë më të pakta në numër.

“Është normale sepse gjeneratat e reja janë më të pakta në numër, që do të thotë se numri i studentëve potencial është më i vogël se që ka qenë para një dekade, për shkak të rënies së natalitetit dhe faktorëve të tjerë, e nga ana tjetër edhe oferta është shtuar në Kosovë, pra nuk është UP-ja universiteti i vetëm”, ka thënë Pupovci në Info Magazine të Klan Kosova.

Tutje zëvendësministri tha se deri më tani, interesimi më i madh i studentëve për të studiuar janë Mjekësia, Psikologjia dhe Juridiku.

“Në bazë të të dhënave të tre ditëve të para të aplikimit, interesimi më i madh për regjistrime është në fakultetin e Mjekësisë, që ka ndodhur edhe më herët, pastaj kemi Psikologjinë, që ka interesim më të madh. Juridiku ka mjaft interesim. Në mesin e 10 degëve më atraktive ndodhet edhe gjuha gjermane, por nuk asnjëra nga degët e ekonomisë”, tregoi Pupovci.

Related Articles