Trupi i UEFA-s për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë të premten ka gjobitur edhe një klub tjetër nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për klubin Iskra Danilovgrad që më 7 korrik kishte luajtur në Shqipëri ndaj Laçit, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ndonëse mysafirë, tifozët e Iskrës kishin pasur sjellje raciste.
“Dënohet Iskra Danilovgrad me 10 mijë euro dhe urdhërohet me mbyllje të pjesshme të stadiumit (që duhet të përfshijë të paktën 300 ulëse), për ndeshjen e ardhshme evropiane, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve të kësaj skuadre”, thuhet në vendim.
Iskra është obliguar që në ndeshjen e ardhshme evropiane si vendas, ta shfaq një baner ku shkruan “#NoToRacism”, me një logo të UEFA-s në të.