Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, kohëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe me disa shkrime që ka bërë.
Në një të hedhur ditën e djeshme (e enjte) në InstaStory, ajo bëri që të komentohet gjithandej e dukej se iu dedikua dikujt.
“Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, ka shkruar këngëtarja.
Për këtë, nuk mungoi një reagim nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Fisnik Syla.
Ai hodhi një ‘kunjë’ në drejtim të ish-partneres, ku mes tjerash shtoi se kanë nisur edhe këngëtaret të bëhen psikologe.
“Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe..? Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë..”, tha ai.
“Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre…”, u shpreh më tej biznesmeni nga Gjilani.
Fjolla dhe Fisniku u ndanë gjatë këtij viti, gjersa ishin martuar vitin e kaluar në një ceremoni në ishujt Maldive.