Pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ia ka krisur këngës nga ngazëllimi.
Në një video të publikuar nga Zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nazmi Bushi, Ahmeti shihet duke kënduar.
“Kryetari Ali Ahmeti vulosi orientimin ideologjik të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian, ka shkruar Bushi në facebook
Postimi i plotë:
Kryetari Ali Ahmeti vulosi orientimin ideologjik të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Bashkë PËR Maqedoni Europiane.