Rina Balaj provokuese në klipin e ri “Daddy”

Rina Balaj provokuese në klipin e ri “Daddy”

Këngëtarja nga Istogu, Rina Balaj, ka lansuar këngën e re të titulluar “Daddy”.

Ky projekt i artistes së njohur është kompletuar edhe me videoklip, me paraqitje provokuese të 23-vjeçares.

I gjithë videoklipi siç shihet është xhiruar në një skenë të vetme dhe me vetëm një veshje të reperes.

Me tekst të shkruar nga vet Balaj, me producim nga Calliemajik, kënga tashmë gjendet në YouTube.

Rina këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar me projekte muzikore, ndërsa të shumtën e kohës po e kalon në Greqi.

Ajo vetëm një muaj më parë solli projektin e ri “Si ti” në bashkëpunim me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.

E njëjta është tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte, siç rëndom ndodh me artistët gjatë verës.

Related Articles