Aeroplani ukrainas “Antonov -12” i cili po fluturonte nga Serbia për në Jordani është rrëzuar në qytetin e Kavallës, në Greqinë veriore, në orët e mbrëmjes të së shtunës.
Sipas raportimeve aeroplani kishte një ngarkesë prej 12 tonësh, e cila besohet se është materie e rrezikshme.
Në bord thuhet se ishin tetë persona, por nuk dihet nëse ndonjë nga ta ka shpëtuar, shkruan BBC.
Siç raportohet, piloti kishte kërkuar të bënte ulje emergjente në aeroportin e Kavallës për shkak të problemeve në motor, por kjo ishte e pamundur të realizohej.
Aeroplani fillimisht kishte shpërthyer në flakë, i cili pas rrëzimit ka eksploduar.
Por, ende mungojnë informacionet zyrtare lidhur me ngjarjen.