Robert Lewandowski më në fund ka mundur të kalojë në “Camp Nou”, teksa do të mbajë veshur fanellën e Barcelonës për të nisur një aventurë të re në LaLiga.
Nga Bundesliga tashmë është larguar “makineria e golave”, teksa sulmuesi polak u kanë shënuar gola, duke u kthyer në armikun e çdo skuadre.
Për transferimin e 33-vjeçarit te katalanasit, skuadra e njohur e Bundesligës ka uruar polakun, por është shprehur se nuk do iu mungojë, pasi ish-sulmuesi i Bayern, i ka shënuar Augsburg në “thes” me gola gjatë aventurës së tij si bavarez.
“Urime. Nuk mund të themi që na mungon”, ka shkruar skuadra e Augsburg në profilin zyrtar në Twitter.