Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës ku persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.
Një person i paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një veture.
Si pasojë e plumbave, kanë mbetur të vrarë tre persona, shoferi, dhe dy pasagjerët e tjerë që ishin në veturë.
Menjëherë pas ngjarjes, vetura ka shpërthyer në flakë, shkruan Panorama.al.