Robert Lewandowski ka thënë se te Barcelona është transferuar për të fituar trofe.
Pas shumë bisedimeve, klubi katalunas arriti marrëveshje me Bayern Munichin për transferimin e sulmuesit polak.
Së shpejti, Lewandwoski do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Barça dhe pastaj do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.
33-vjeçari për “Bild” ka thënë se në “Camp Nou” ka kaluar për të fituar trofe dhe se edhe trajneri Xavi ka një plan për këtë.
“Xavi më tha se do të punojmë mirë së bashku dhe mund të arrijmë shumë. Ai ka një plan të qartë se si ta rikthejë Barcelonën në krye. Unë jam te Barça për trofe”, tha ai.
“E di që së shpejti do të mbush 34 vjeç. Por ndihem shumë i fortë fizikisht dhe mendërisht”, shtoi Lewandowski.