Bayern Munichu ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin për Matthijs de Ligt, raporton Fabrizio Romano.
Sipas ekspertit të transferimeve, Bavarezët do të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e holandezit, me një kontratë deri në vitin 2027.
“Matthijs de Ligt në FC Bayern, ja ku shkojmë! Marrëveshja verbale është arritur sonte pasi klubet kanë qenë në kontakt gjatë gjithë ditës – oferta përfundimtare e pranuar nga Juventus për paketën me vlerë më shumë se 80 milionë euro”.
“De Ligt tashmë ka rënë dakord për kushtet personale dhe do të nënshkruajë deri në qershor 2027”, thuhet në postimin e Romano.
De Ligt kërkohej me ngulm nga Chelsea, por lojtari ka zgjedhur Bayernin, me blutë që më pas u fokusuan te Kalidou Koulibalyn të cilin e transferuar në këtë javë nga Napoli për 40 milionë euro.
Matthijs de Ligt to FC Bayern, here we go! Verbal agreement has been reached tonight as clubs have been in contact all day – final bid accepted by Juventus for package worth more than €80m ???????????????? #FCBayern
De Ligt has already agreed personal terms and will sign until June 2027. pic.twitter.com/JRQRubjVPD— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 17, 2022