Të paktën 238 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave rekord në Portugali në vetëm një javë.
Shumica e viktimave ishin njerëz të moshuar me sëmundje ekzistuese, tha ministria e Shëndetësisë së vendit.
Temperaturat iu afruan 50°C në qytetin Pinhao të enjten, një rekord në korrik. zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në të gjithë Portugalinë, Spanjën fqinje, Francën dhe Kroacinë në 10 ditët e fundit, duke detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen.
Më shumë se 3,000 zjarrfikës kanë luftuar për të vënë nën kontroll flakët të intensifikuara nga erërat e forta në Portugali.
Zjarret kanë shkatërruar rreth 30,000 hektarë tokë vetëm këtë vit.