Erioni tregon arsyet e ndarjes me Mikelën

Erioni tregon arsyet e ndarjes me Mikelën

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” të sezonit të tretë, Mikela Pupa dhe Erion Kukaj, janë çifti i tretë të cilët dolën të deklaruar nga programi.

Por, mesa duket kjo dashuri nuk zgjati shumë pasi dyshja i dha fund lidhjes duke mos dhënë shpjegime për arsyen e ndarjes.

Erioni na i ka treguar të gjitha gjatë një interviste për “Prive”, duke nisur nga arsyet kryesore që çuan në prishjen e raportit të tij me Mikelën. Edhe pse të ndarë Erioni u shpreh se ai dhe Mikela nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë 100% të ndarë.

“Ka pasur shumë edhe nuk është se jemi marrë me përgjigjen pasi e kemi pak të vështirë ta pranojmë diçka që është e vërtetë. Arsyeja pse u prishën marrëdhëniet, u ftohën, ishte kryesisht distanca. Ajo ishte e angazhuar më shumë në Shqipëri në pjesën jugore, unë në Kosovë. Distanca bëri të vetën. Për sa kohë ishte, ishte diçka shumë e bukur. Sa herë që pyetemi, siç ndihem unë por edhe në bazë të përgjigjeve të asaj, nuk pranojmë 100% që çdo gjë ka marrë fund. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin si shokë”, u shpreh Erioni.

I pyetur nëse ka pasur sherre mes dyshes, Erioni ka pranuar se dhe sherret e ashpra janë në “listën” e arsyeve të ndarjes.

“Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilinim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”- rrëfeu Erioni.

E ndërsa për këngën e tij të re të titulluar “Mirela”, ngjashmëria e të cilës me emrin e Mikelës është e vështirë të mos vërehet, Erioni mohoi gjithë zërat se është dedikim për të dhe se i ka ndryshuar titullin pas ndarjes.

“Pak si e vështirë ta besosh por që ishte rastësi sepse ka qenë një projekt i filluar prej dy vitesh edhe në momentin që e kam dëgjuar pak, e kuptova që është për mua. Tani për titullin thanë titulli quhej “Mirela” dhe më pëlqeu shumë dhe kështu e lashë”, tha Erioni.

Related Articles