Megi Pojani vazhdon të pëlqehet gjithnjë e më shumë nga fansat e saj, teksa është aktive me postimin e fotografive që vënë në plan të parë dukjen e saj.
Bukuroshja ka bërë një ndryshim në dukjen e saj duke u shfaqur me gërsheta dhe fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale kanë marrë pëlqime të shumta.
“Dy vite i mendova t’i bëj, mos t’i bëj këto gërsheta. Është një kohë shumë e gjatë kur e mendon. Sa gjëra u bënë këto dy vjet”.
“Mund edhe t’i kisha bërë këto gërsheta. Sepse gërshetat nuk ishin kurrë problemi. Mbase mungesa e gërshetave ishte…”, është mbishkrimi i një fotografie të shpërndarë në IsntaStory.
Kujtojmë që së fundmi, Megi ishte angazhuar si protagoniste në videoklipin e këngës së re të Don Xhonit.
“Katile” tashmë është shndërruar në hit dhjetë dit pas publikimit, teksa videoja muzikore ka kaluar shifrën prej 13 milionë shikimesh në YouTube.