Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla që u vranë dje në Livoç të Gjilanit, do të përcillen nesër për në banesën e fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga fshati i tyre, Pozherani, ku është njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, në orën 15:40.

Sipas informacioneve të raportuara nga Sinjali, dy viktimat dyshohet se u vranë nga bashkëshorti i Nafijes.

Rasti ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës.

Related Articles