Surroi gjatë vizitës në Kroaci, nis fushatën për pozitën e sekretarit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Surroi gjatë vizitës në Kroaci, nis fushatën për pozitën e sekretarit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Publicisti i njohur Veton Surroi, po qëndron në Kroaci, ndërsa është pritur atje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane në Zagreb, nga ministri Gordan Grliq.

Siç shihet në fotografitë e publikuara, Veton Surroi qe i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në kuadër të qëndrimit të tij në Kroaci, bëhet e ditur që Veton Surroi, ka nisur fushatën e tij për kandidaturën në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

”Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë në Zagreb, ministri Gordan Grliq Radman me këshilltarë e priti z. Veton Surroin dhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj, lidhur me kandidaturën e z. Veton Surroi për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në RCC .

Ministri Grliq Radman shprehu konsideratat e larta për Qeverinë dhe shtetin e Kosovës në rrugëtimin europian dhe auroatlantik, duke u fokusuar në sukseset që Qeveria e Kosovës ka arritur në luftën kundër korrupsionit, vendosjen e ligjit dhe përkushtimin për dialog me Serbinë, që ka qellim njohjen reciproke në mes dy shteteve.

Veton Surroi shpaloi idenë e tij lidhur me kandidaturen për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në RCC, si dhe per interesin e madh të Kosovës për të qënë faktor konstruktiv në këtë organizatë, për të cilën, ministri Grliq Radman shprehu mbështetjen në parim.

Në takim, i cili ishte tejet miqësor, pala kroate shprehu interesim për idetë e z. Veton Surroi, duke u pajtuar me qasjen që ai e eksplikoi karshi proceseve politike në rajon dhe më gjërë”.

Related Articles