Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevvci ka publikuar një “selfie” në të cilën shihen kryeministri Kurti, zëvendësi i tij, Besnik Bislimi si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Gjithashtu, në këtë fotografi është edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
E për ta përshkruar fotografinë, Bogujevvci është përkujdesur që ta përdorë një shprehje të rep grupit “Babastars”, duke i quajtur krerët e shteti si “ma të mëdhenjtë në vend”.
“Me ma të mëdhenjt në vend”, ka shkruar Bogujevci.