Loredana poston foto, vëmendje merr komenti i vajzës së saj, Hanës

Loredana poston foto, vëmendje merr komenti i vajzës së saj, Hanës
Vajza e Loredanës dhe Mozzikut, Hana, qysh nga lindja e saj komentohet shumë dhe është njëra ndër fëmijët më të njohur në rrjete sociale.

Së fundi një koment i saj ka marrë  të gjithë vëmendjen në një nga postimet e Loredanës.

Reperja ka publikuar disa foto me një vajzë të vogël bjonde, duke mos zbuluar se kush është dhe çfarë i lidh me njëra-tjetrën.

Si duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak Hanës, e cila e ka shprehur hapur xhelozinë dhe ka reaguar publikisht përmes një komenti në foton e publikuar nga Loredana.

Hana ka një llogari në ‘Instagram’ që menaxhohet nga Loredana dhe Mozzik, llogari e cila numëron rreth 360 mijë ndjekës.

Related Articles