Mbërrin edhe grupi i fundit i haxhive (FOTO)

Mbërrin edhe grupi i fundit i haxhive (FOTO)

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook ka treguar se ka mbërritur në Kosovë edhe grupi i fundit i haxhive.

Sipas komunikatës së BIK-ut organizimi ka shkuar sipas rregullave.

“Grupi i fundit i haxhive kosovarë, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta, është kthyer sot në Kosovë. Ata kanë ateruar në orën 10:40 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët të mallëngjyer e me lot gëzimi uruan haxhitë për haxh e ibadetete të pranuara”.

“Haxhitë tanë, në mënyrë të organizuar, grupe-grupe, kanë filluar udhëtimin drejt vendeve të shenjta më 28 qershor 2022. Ata fillimisht kanë vizituar Mekën, ku edhe kanë kryer ceremoninë e haxhit, ndërsa më 13 korrik 2022, ata kanë filluar vizitën në qytetin e Medinës”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

Related Articles