Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë detaje të reja në lidhje me të ardhmen e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Romano ka raportuar se Chelsea dhe West Ham United janë në negociata për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.
Bëhet e ditur se Armando Broja nuk do të huazohet, por po diskutohet vetëm transferimi i përhershëm.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel po kërkon me ngulm qëndrimin e Armando Brojës.
“Chelsea dhe West Ham janë ende në negociata të drejtpërdrejta për marrëveshjen me Armando Broja. Chelsea tani po lufton për të mbajtur Armandon, Tuchel është një tifoz i madh – dëshiron që ai të qëndrojë”.
“West Ham ende po shtyn. Nuk më është thënë se nuk ka mundësi për një hua, po diskutohet vetëm një lëvizje e përhershme”, raporton Romano në Twitter.