Kryeministri italian, Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen pasi aleatët kryesorë të koalicionit bojkotuan një votëbesim.
Draghi i paraqiti dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella gjatë një takimi në mëngjes në Pallatin Quirinale. Zyra e Mattarella-s tha se presidenti e kishte marrë parasysh dorëheqjen, shkruan ABC News.
Tashmë dorëheqja e tij është zyrtarizuar dhe sipas Reuters, Italia do të shkojë në zgjedhje të parakoshme në muajin tetor.
BREAKING: Italy's PM Draghi has resigned— The Spectator Index (@spectatorindex) July 21, 2022