Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka organizuar aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, teksa pritet që t’ia dorëzojnë ministres, Donika Gërvalla një libër ku janë dokumentuar krimet e forcave serbe në Kosovë.
Gjatë aksionit para ministrisë, ata mbanin në duar fotografitë e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte.
Po ashtu ata para objektit kishin sjellur edhe një pako ku shkruhej “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës sa u mbajt ky aksion, ndërkaq disa përfaqësues të këtij aksioni pritet që t’ia dorëzojnë librin ministres Gërvalla.