Alesia Bami është duke i kryer pushimet e verës në Mykonos.
Është pikërisht ky destinacioni më i preferuar, por njëkohësisht edhe kosto është jashtëzakonisht “e kripur” për të qëndruar në këtë vend të Greqisë.
Prezantuesja e emisionit “Procesi Sportiv” ka zbuluar se deri ku shkon çmimi për një shishe verë: “Më duket e pakuptimtë që të tregoj një shifër për shishen e verës që kam parë unë. Por kështu ka nga ato më të lirat dhe deri në 80 mijë euro”, u shpreh Alesia Bami në emisionin “Paso”.