Paul Pogba tashmë është rikthyer te Juventusi. Francezi vijon karrierën në Torino, gjashtë vite pasi ishte larguar që aty. Një rikthim që, pas pakënaqësisë te Manchester United, të jep përshtypjen se “Oktapodi” nuk është larguar kurrë.
Nga mirëkuptimi me Allegrin tek ai me shokët e vjetër të skuadrës, nga mikpritja e marrë nga tifozët dhe ndjenja e mirë e lindur me lojtarët, që nuk kishin ndarë përvojën e parë të francezit te Juventusi, e tregojnë qartë komoditetin e tij në Torino.
I intervistuar nga Dazn, mesfushori francez nuk e fshehu gëzimin dhe emocionin për “kthimin në shtëpi”, në fund të një rruge që përveç titullit botëror të fituar me Francën në vitin 2018, nuk i dha shumë kënaqësi: “Jam shumë i lumtur që u ktheva te Juventusi, të gjithë më bënë të ndihesha si në shtëpinë time. A më duket Allegri ndryshe? Trajneri është gjithmonë i njëjti, është gjithmonë në rrugën e duhur. Nuk jam më 22 vjeç, kur ke familje ke përgjegjësi të tjera dhe mëson shumë gjëra. Është jeta që të mëson. Fizikisht jam i strukturuar, kam më shumë muskuj”.
Ndikimi gjuhësor me një italishte tashmë të përtypur mirë është gjithashtu pozitiv. Por këtu Pogba zbulon sekretin e tij: “Nuk kam harruar italishten, por atë që kam humbur. Kuzhinierja ime ishte italiane, e mora me vete në Manchester dhe më kanë mbetur disa fjalë prerj saj si rizoto, tartufo, makarona… ”
Më pas, Pogba foli për marrëdhëniet e krijuara në dhomat e zhveshjes: “Vlahovic më befasoi, është shumë i fortë. Unë e quaj Du-du, është më e lehtë se ta thërras Dusani… Edhe Chiesa më bëri përshtypje kur e pashë, është i ri dhe shumë I talentuar.
Di Maria? Është një lojtar shumë i fortë, ti e di se çfarë dëshiron të bëjë, por nuk arrin ta kapësh kurrë kur shkon në të majtë. Ai e prek topin shumë herë, është fenomen”. Hapësirë edhe për shokun e ri të skuadrës në mesfushë, Manuel Locatelli: “Loca është i mrekullueshëm, e quaj ‘super class’ sepse luan me klas. Këtë veti e ka shumë edhe jashtë fushës për mënyrën se si vishet dhe lëviz”.
Së fundi, një zbulim domethënës për Paulo Dybala, me të cilin Pogba foli edhe pak orë para transferimit te Roma, duke u përpjekur ta bënte të ndryshojë mendje:
“Kam folur shumë me Paulon, e pyeta pse nuk po qëndronte këtu për të luajtur pak më gjatë së bashku. Ai u përgjigj se tashmë ishte larguar dhe se duhet ta telefonoja fillimisht… Ne gjithmonë bëjmë shaka… Unë dua që ai të jetë i lumtur. U ndjeva i lumtur me zgjedhjen që bëri, që shkoi te Roma”.