Hammarby zyrtarizon Veton Berishën

Hammarby zyrtarizon Veton Berishën

Veton Berisha është transferuar te skuadra suedeze Hammarby. Lajmi është konfirmuar nga klubi suedez në faqen zyrtare.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjet e gjysmë me ekipin e Hammarbyt.

Sulmuesi do t’i bashkohet ekipit javën e ardhshme.

Berisha u transferua nga Vikingu, por detajet e transferimit nuk janë bërë të ditura.

Sulmuesi është shprehur i lumtur me transferimin te Hammarby, duke shpresuar se do ta ndihmojë ekipin me gola dhe paraqitje të mira.

Berisha do ta zëvendësojë Astrit Selmanin, i cili u transferua në Izrael.

Related Articles