Disa fshatra në Mitrovicën e Jugut janë kapluar nga zjarri, për shkak të temperaturave shumë të larta që po mbretërojnë në Kosovë.
Mehmet Mehmeti zëvendës i komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë tha se gjendja me zjarre është nën kontroll.
“Jemi përqendruar tek poligoni ku ka qenë më rrezik, në fshatin Zasellë. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, janë organet e rendit ato që merren me to”, tha ai për rtk.
Sipas tij ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe për këtë i kanë ardhur në ndihmë edhe ekipet e zjarrfikësve nga Komuna e Vushtrisë.
“Në të njëjtën kohë kemi pasur tri vatra të zjarrit dhe jemi munduar të menaxhojmë sa më mirë situatën, tha ai.