Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt.
Gazeta Express nga burime të sigurta merr vesh se eskalimi i situatës që erdhi deri tek vrasja ishte një konflikt që kishin mes vete. Ata ishin kusheri mes vete.
I vrarë ka mbetur B.M, 47 vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana, e cila tha se se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.