Ilir Meta sot përfundon mandatin e tij si president i Shqipërisë, ku këtë pozitë do t’ia dorëzoj presidentit Bajram Begaj.
Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët duke u uruar këtyre të fundit më të mirën.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka shkruar Meta.
Parlamenti do të mblidhet sot në orën 18:00 për ceremoninë e betimit të Begajt. Pas betimit dhe fjalës para deputetëve, ceremonia pritet te zhvendoset në një tjetër godinë, atë të Presidencës.
Në orën 19:30 Ilir Meta do presë pasardhësin e tij për ti dorëzuar simbolikisht çelësat e institucionit që ai do drejtojë për 5 vite.