Policia kap në flagrancë 22-vjeçarin nga Ferizaj duke konsumuar drogë

Policia kap në flagrancë 22-vjeçarin nga Ferizaj duke konsumuar drogë

Përdorimi i substancave narkotike dhe rastet kur Policia e Kosovës has në të dyshuar lidhur me këtë dukuri veçse janë shtuar. Një rast i fundit ka ndodhur në komunën e Ferizajt për të cilin Polica ka dhënë detaje.

Sipas Policisë, sot rreth orës 03:20 të mëngjesit në rrugën “Brahim Ademi” tek “Parku i Lirisë”, një 22-vjeçar fillimisht kishte shkaktuar zhurmë, për çka Policia doli në vendin e ngjarjes.

Por posa zyrtarët policorë kanë arritur aty, kanë kapur në flagrancë një 22-vjeçar me inicialet L.M., duke konsumuar substancë narkotike të llojit marihuanë. Atij i janë gjetur tri qese të mbështjella me këtë substancë dhe një mulli i vogël për bluarje.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit, do të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’.

Related Articles