Në vendin ku Klisman Preçi u vra dhe Ylli Brahimi u plagos janë gjetur 108 gëzhoja, si pasojë e një atentati që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Milot.
Në sheshpushimin e një pallati u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të blinduar “Land Chrysler”, brenda të cilit ndodheshin Preçi, 28 vjeç dhe Brahimi 46 vjeç, banues në Kurbin.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në afërsi të të cilave ka ndodhur ngjarja, të cilat janë dërguar në Tiranë për verifikim. Janë shoqëruar në Polici në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes 12 persona.
Janë kontrolluar dhe administruar pamje filmike të subjekteve përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar. Janë kontrolluar 8 ambiente me qëllim grumbullimin e provave.