Peticioni për stadiumin e ri: Kaq nënshkrime janë mbledhur nga ferizajasit deri më tani

Peticioni për stadiumin e ri: Kaq nënshkrime janë mbledhur nga ferizajasit deri më tani

Ka disa ditë që klubi i futbollit Ferizaj ka nisur peticionin për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Kërkesës së klubi i janë bashkangjitur qytetarët ferizajas që në sheshin e këtij qyteti po nënshkruajnë peticionin në fjalë.

Klubi që tanimë do të bëjë gara në elitën e futbollit kosovar ka njoftuar se deri më tani më shumë se 5 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për ndërtimin e stadiumit të ri.

Ferizaj ka kërkuar edhe nënshkrime të tjera në këtë peticion.

“+5000 ferizajas PËR Stadiumin prapa Palestrës së Sporteve”Bill Clinton”. E diela sportive nuk është sportive për futbollistët e futbolldashësit e Ferizajt, pa Stadium. Dil edhe ti, si mijëra ferizajas firmos peticionin për ndërtimin e Stadiumit të Ri Futbollistik “Ismet Shabani”, prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”. Ti e ke në dorë, për të ardhmen e gjeneratave sportive, për bardhekaltrën që e bën krenarë çdo ferizajas”, thuhet në postimin e klubit./

Related Articles