SHSKUK ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 95 pacientë me COVID-19.
Në mesin e këtyre pacientëve dy janë në mjekim intensiv, ndërkaq po trajtohen edhe dy foshnje.
“Klinika Infektive, 27 pacientë + 2 pacientë në Mjekim Intensiv, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje, Spitali i Gjakovës,17 pacientë, Spitali i Pejës,11 pacientë, Spitali i Gjilanit,13 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë”, thuhet në njoftim.