ZYRTARE: Dukagjini transferon ish-futbollistin e klubit italian

ZYRTARE: Dukagjini transferon ish-futbollistin e klubit italian

Dukagjini ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, derisa tani ka prezantuar një mesfushor.

Bëhet fjalë për futbollistin Blerind Morina i cili është transferuar te “Hithat”.

Lajmin është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit klinas në rrjetet sociale.

“Mesfushori Blerind Morina nënshkroi kontratë me Dukagjinin.  Futbollisti njëzetenjëvjeçar, Morina, dikur pjesë e grup-moshave të Kombëtares Shqiptare (U17 dhe U19), Blerindi gjithashtu është aktivizuar edhe me grup-moshat U21 te Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Morina sezonin e kaluar është paraqitur me klubin e Reggina U21 në Itali.

Related Articles