Është shkarkuar kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha.
Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se mandati i NPB-së të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive.
“Mandati i NPB të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive. Për këto arsye, dhe të tjera me të cilat do të merret policia dhe prokuroria, ndryshimi në NPB ka qenë i domosdoshëm, urgjent dhe i pashmangshëm”.
“Menaxhmeti i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore do të filloj menjëherë reformat, për të ndërtuar politika menaxhuese transparente dhe në shërbim të plotë të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Retkoceri.