Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun.
Me këtë rast, Hovenier, e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës, për siç thuhet angazhimin e saj ndaj Betimit Global të Metanit.
”Urime Qeverisë së Kosovës për angazhimin e saj ndaj Betimit Global të Metanit. Ky premtim shihet si strategjia “e vetme më efektive” për të parandaluar ngrohjen globale”, citon ambasada e SHBA-së në Kosovë, në postimin e tyre në facebook.