Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, goditet për vdekje një këmbësor

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, goditet për vdekje një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur pa shenja jete pasi është goditur nga një veturë në lëvizje të premten rreth orës 18:10 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Balinc të Malishevës.

Këmbësori kishte dalë në rrugë (magjistrale) duke kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave të trafikut rrugor, dhe vetura e kishte goditur atë.

“Më datë 07.05.2021 rreth orës 18:10, në rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë, pikërisht në fshatin Balinc të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qenë duke qarkulluar në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, mirëpo më të arritur në fshatin Balinc, pikërisht përballë market ‘Aldi’, derisa vetura në fjalë kishte qenë në lëvizje në shiritin e majtë qarkullues pasi që rruga ishte me dy shirita qarkullues në një drejtim, por për një moment papritmas i ka dalë një këmbësor në rrugë i cili kishte ardhur prej anës së majtë të rrugës, e më pas duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave të trafikut, njofton Policia.

Vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur që t’i evitohet goditjes dhe me pjesën e parme ballore ana e majtë e veturës e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar që të del në rrugë prej anës së majtë, dhe pas goditjes vetura e kishte bartur këmbësorin disa metra përpara , ku më pas e kishte përplasur në rrugë në shiritin e majtë qarkullues”, sqarohet më tutje.

“Si pasojë e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jetë, ku nga disa kalimtar të rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar në QKMF në Kijevë, viktima ishte sjellë pa shenja jete, ku edhe e kanë konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore, fillimisht ishte dërguar në QKMF në Klinë, e pasi që kishte pësuar frakturë në dorën e majtë, mirëpo me urdhër të prokurorit kujdestar vozitësi është sjellë në spitalin rajonal në Gjakovë, për tretman më të gjerë mjekësor, mirëpo është i ndaluar me vendim të  prokurorit kujdestar dhe është në mbikëqyrje të organeve policore në repartin ortopedik”,

Related Articles