Pejë: Pa leje hyn me veturë në sheshin e qytetit, arrestohet nga polici civil

Pejë: Pa leje hyn me veturë në sheshin e qytetit, arrestohet nga polici civil
Sot me datë 26. 07. 2022, orës 14:30 Policia e Kosovës është informuar se në Sheshin Skënderbeu në Pejë, një person kishte hyrë me veturë në qendër të qytetit dhe po rrezikon qytetarët, edhe pse me shenjë trafiku është e ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente të Stacionit Policor në Pejë, personi i dyshuar ishte vënë nën kontrolle nga një zyrtar policor i cili ishte jashtë orarit zyrtar, shkruan lajmi.net.

“I dyshuari është arrestuar, lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti “Rrezikim i trafikut publik”. Policia ndaj të dyshuarit ka shqiptuar fletë gjobë kundervajtëse për mos posedim të patentë shoferit, gjithë ashtu për shmangie të tarifave të detyrueshme doganore vetura është dërguar në terminalin doganor”, ka bërë të ditur policia në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. 

Related Articles