Ky ishte personi me të cilin Wanda e harroi Icardin duke bërë skena të nxehta më të

Ky ishte personi me të cilin Wanda e harroi Icardin duke bërë skena të nxehta më të

Wanda Nara ishte në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, por edhe të mediave elektronike në ditët e fundit.

Bashkëshortja e futbollistit Mauro Icardi u pa duke bërë skena të nxehta në diskotekë me një person të panjohur.

Madje, ky i fundit e afroi fytyrën e tij tek gjoksi i bukuroshes argjentinase dhe ia puthi atë. Dhe, të gjithë ishin kureshtarë ta dinin se kush në fakt ishte ky person misterioz, i cili u tregua aq i afërt fizikisht me ish-bashkëshorten e futbollistit Maxi Lopez.

Wanda ishte në festë së bashku me motrën e saj, Zaira, vajzat e saj dhe me mikun e saj, Kennys Palacios, me të cilët kanë kërcyer, kanë pirë dhe kanë bërë skena kontroverse.

Në harkun e pak minutave, video e nxehtë e Wandas u shpërnda me miliona herë në rrjetet sociale.

Por, kush në të vërtetë ishte personi i panjohur që për një moment u bë aq i famshëm?

Bëhet fjalë për Eddie Rodriguez, asistent i motrës së Wandas, Zaira. Në profilin e tij në Instagram, Eddie e përshkruan veten si floktar.

Nuk dihet nëse atë natë kishte diçka shumë në mes të Wandas dhe tij. E sa i përket Mauro Icardit, i cili luajti me PSG-në në Japoni dy ditë më parë, ish-sulmuesi i Sampdorias dhe i Interit nuk ka thënë ende asgjë rreth kësaj çështjeje.

As Wanda Nara nuk e ka bërë ndonjë postim sqarues për atë që ndodhi në Ibiza të Spanjës.

Related Articles