Një burrë 66-vjeçar në Kaliforni është shëruar nga infeksioni HIV, sipas një njoftimi lidhur të bërë nga ekipi mjekësor në Qendrën Mjekësore City of Hope.
Ai është personi i katërt në botë që shërohet nga SIDA.
66-vjeçari është pacienti i dytë që shpallet pa HIV/AIDS këtë vit, shkruan Washington Post.
Shkurtin e kaluar një grua nga Nju Jorku u raportua gjithashtu se ishte shëruar nga sëmundja.
Pacienti, i koduar “Qyteti i Shpresës” sipas emrit të qendrës mjekësore, ashtu si pacientët e Berlinit dhe Londrës, të cilët ishin të parët që u konsideruan të shëruar nga infeksioni, arriti në mënyrë efektive shërimin e përhershme të SIDA-s pas transplantimit të palcës.
Vlen të theksohet se një pacient tjetër nga Dusseldorfi është raportuar se ka arritur shërimin e infeksionit HIV, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 në mbarë botën.
Jana Dichter, një specialiste e sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore City of Hope, tha për AFP se 66-vjeçari është personi më i vjetër që ka arritur të shërohet.
Më shumë detaje për rastin e 66-vjeçarit do të bëhen të ditura në Konferencën e ardhshme Botërore për SIDA-n në Montreal të Kanadasë.