Një person është arrestuar në Mitrovicë, të mërkurën pasi e ka dërguar në shtëpinë e tij një të mitur.
Ai është arrestuar mbi akuzën ‘sulm seksual’.
Sipas raportit e mitura kishte shkuar me dëshirë në shtëpinë e tij, por kodi penal e ndalon rreptësishtë çdo kontakt seksual me të mitur.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.