Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku- Rexhepi, ka thënë se LDK e mbështet marrëveshjen me MCC-në me vlerë të 236.7 milionë euro.
Ajo tha për Lëvizjen Vetëvendosje marrëveshjet ndërkombëtare janë të rëndësishme veç kur ata janë në pushtet.
“Pse nuk keni vizion të qartë dhe veçse kur ju jeni në pushtet janë të rëndësishme marrëveshjet ndërkombëtare . LDK ka qenë gjithmonë konstruktive në marrëveshjet ndërkombëtare të cilat i kemi votuar “ – tha ajo.