Administrata e Bidenit ofron një tregtar të dënuar rus të armëve në këmbim të dy amerikanëve

Administrata e Bidenit ofron një tregtar të dënuar rus të armëve në këmbim të dy amerikanëve

Pas disa muajsh debati të brendshëm, administrata e presidentit amerikan Joe Biden, ka ofruar të shkëmbejë Viktor Bout, një trafikant rus armësh që vuan një dënim 25-vjeçar në SHBA, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të mbajtur nga Rusia, Brittney Griner dhe Paul Ëhelan.

CNN duke iu referuar burimeve raporton se plani për të shkëmbyer Bout me Ëhelan dhe Griner mori mbështetjen e Presidentit Joe Biden pasi ishte në diskutim që në fillim të këtij viti.

Mbështetja e Bidenit për shkëmbimin tejkalon kundërshtimin e Departamentit të Drejtësisë, i cili në përgjithësi është kundër tregtisë së të burgosurve.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se “deri më tani, nuk ka asnjë marrëveshje për këtë çështje”.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të mërkurën se SHBA-ja i paraqiti Moskës një “propozim thelbësor” “javë më parë” për Ëhelan dhe Griner, të cilët klasifikohen si të arrestuar gabimisht.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Departamentin e Shtetit, Blinken tha se Biden ishte “i përfshirë drejtpërdrejt” dhe nënshkroi propozimin.

Edhe pse Blinken nuk konfirmoi drejtpërdrejt se Bout ishte pjesë e marrëveshjes, duke thënë se ai “nuk mund dhe nuk do të hyjë në asnjë nga detajet e asaj që ne u propozuam rusëve gjatë kaq shumë javësh tani”.

Related Articles