Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer i cili në zonën ku shpejtësia ishte 80km/h, ai drejtoi mjetin e tij me 202 km/h.
Personi në fjalë është gjobitur me 300 euro, si dhe tre muaj i ndalohet drejtimi i mjetit.
Njoftimi i policisë:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h (gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.