Parlamenti i Moldavisë ka votuar dje për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 60 ditë të tjera, pasi qeveria tha se ka ende nevojë për kompetenca për t’u marrë me pasojat nga pushtimi rus në Ukrainë.
Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, u ka thënë ligjvënësve se ka rreziqe të vazhdueshme për energjinë dhe sigurinë kufitare. Ajo ka përmendur edhe nevojën e menaxhimit të valës së refugjatëve nga Ukraina.
“Rreziku për Moldavinë, për shkak të luftës në Ukrainë, është i lartë. Qeverisë i duhet pushtet shtesë”, ka thënë ajo, raporton REL.
Gjendja e jashtëzakonshme do të zbatohet nga 8 gushti deri më 8 tetor. Rreth 500.000 banorë të Ukrainës kanë ikur nga shteti i tyre, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në muajin shkurt.
Rreth 100.000 prej tyre vazhdojnë të jenë në Moldavi.
Parlamenti i Moldavisë ka shpallur fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme dy ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo masë është zgjatur më pas përmes votimeve në prill dhe qershor.