Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku mbeten të vdekur burrë e grua nga Malisheva dhe mbetën të lënduar dy fëmijët e tyre..
Haradinaj ka thënë se Kosova më së shumti gëzohet kur vijnë mërgimtarët, por që fatkeqësisht familjes Sopaj nga Malisheva një gëzim i tillë iu kthye në tragjedi.
Haradinaj ka thënë se bashkndjejnë me dhembjen e familjes Sopaj dhe ka uruar shërim më të shpejtë për fëmijët e lënduar.
“ Kosova më së shumti gëzohet kur i vijnë më të dashurit nga mërgimi.
Fatkeqësisht, familjes Sopaj nga Malisheva, gëzimi iu shndërrua në tragjedi, që na pikëlloi të gjithëve.
Bashkëndjejmë dhembjen me ta dhe urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë!”, ka shkruar Haradinaj.