Një grua ka dhënë një rrëfim tepër të dhimbshëm për një rast tentim abuzimi seksual të saj dhe të vajzës.
Ajo tregoi që rasti i saj kishte ndodhur nga djali i axhës, kur ishte shumë e vogël, derisa ai kishte mbi 20 vjet më shumë.
“Veç vëllai e ka vërejt se unë kam qenë aq e vogël, saqë s’kam dit, më ka thënë, qysh kam qenë duke skijuar me saja, me ka thirr, ‘hajde ta jap një çamçakëz’, nja dy tri herë s’kam dëshiruar, duke më thirr, s’kemi pas diçka të keqe, ai ka qenë djali i axhës, mbi 20 vjet më shumë i ka pasë, mendja jem iu kom afruar, dhe më ka futur në banjo, aq di, në atë moment u zhvesh, kur ka dëshiruar më shumë diçka me bo, e ka hetuar vëllai im, dhe ka bërtitur te dera, dhe ka dëshiruar Allahu të shpëtoj”, ka thënë ajo.
” Merak më ka mbetur veç skam bërë një kontroll te mjeku, pavarësisht që më ka shpëtuar vëllai, që me pasë besimin tek vetja, tani gjithmonë i kam dëgjuar duke pëshpëritur fëmijët, ma kanë përmendur, s’e kam shprehur kurrë, por gjithmonë e kam ndjerë veten në siklet, saqë kur më ka ardhur koha e martesës, e kam ndjerë gjithmonë veten keq, s’mundem as ta shpjegojë”.
Ajo ka rrëfyer që rasti i njëjtë i kishte ndodhur edhe me të bijën e saj.
“Edhe sot kam stres, fatkeqësisht më ka ndodh, fëmijës tim, kam dalë në barnatore për barna për fëmijë të vogël, e kam lan kinse me vëlla të vetin, prej ish-burrit, ka tentuar atë punë me ja bo, i ka thënë s’duhet me i tregu prindit’, ajo i ka thënë asgjë nuk bëj pa i treguar nënës, ka deshtë me ja largu rrobat, çika i ka i ka thënë ‘s’guxon të më rrahësh’, ajo prapë i ka thënë ‘s’bëj asgjë pa i tregu nënës’, kjo ka filluar të qajë, kush kanë qenë aty kanë filluar të shohim, djali katërvjeçar që filloi të bërtas, bëri që të shpëtojë, çika nuk më ka treguar, kanë pëshpëritur, gjithë pasdite, edhe e kanë marr guximin vajzat më kanë treguar”.
Ajo tregoi që i ka thënë vjehrrës, por që ajo i kishte thënë që s’bën askush ta dijë.