Mërgimtarja nga Zvicra njofton se është rrahur nga motra e burrit të saj.
Një grua me nënshtetësi të Zvicrës ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga motra e burrit të saj në Suharekë.
Policia ka njoftuar se e njëjta nuk ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
Suharekë 30.07.2022-16:00. ”Viktima femër kosovare, me nënshtetësi Zvicerane, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga motra e burrit, e dyshuara femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.