Zjarri ka shpërthyer në vendin e njohur si “Burimi i Lajthisë” në Dukas të Patosit. Flakët po përhapen në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se po digjen ullinj të rinj dhe shkullorë.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikësit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.