Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tre ditë, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 713 pacientë.
Siaps një njoftimi për media, 69 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.
Në këtë periudhë kohore ka pasur gjithsej 11 operacione emergjente dhe 58 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve.
Janë trajtuar edhe 37 raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente si pasojë e aksidenteve në trafik.